Kjo është data dhe stadiumi ku do të luhet miqësorja: Kosovë-Burkina Faso
Kombëtarja
18 Shkurt 2022
17:09

Pas miqësores së konfirmuar kundër Përfaqësueses së Zvicrës, Kosova do të luajë edhe një miqësore në muajin mars.
Më 24 mars në stadiumin ”Fadil Vokrri“ në Prishtinë, Kosova do të jetë nikoqire e Burkina Fasos.

Lajmi është konfirmuar nga sajti zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Burkina Faso në Kupën e Afrikës mbërriti deri në gjysmëfinale, ndërsa u mposht nga Kameruni për vendin e tretë.

Në mars të vitit 2018, Kosova e kishte mposhtur 2:0 këtë përfaqësuese në miqësore.
Më 29 mars, Kosova luan miqësoren me Zvicrën në Zuerich.