Kjo është data e El Clasicos së dytë në La Liga

Futboll 08 Shkurt 2020 17:35

Është caktuar data se kur do të luhet El Clasico në mes të Real Madridit dhe Barcelonës.

Është data 1 mars kur të dy gjigantët botëror do t’i shohim në aksion, takim që do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeo”.

Ky takim do i takojë xhiros së 26-të të sezonit 2019-20 dhe rezultati i saj do të jetë thelbësor nëse titulli të mbetet në Kataluni apo kthehet në Madrid për herë të parë që nga vitit 2017.

Skuadra e Zinedine Zidane aktualisht mban një epërsi prej tre pikësh ndaj Barçës në krye të tabelës, pasi skuadra e Quique Setien rrëshqiti në një humbje në Valencia dy javë më parë.

Dy klubet e mëdha spanjolle luajtën baras 0-0 në Camp Nou në muajin nëntor, në ndeshjen e parë që nga 2002 që përfundoi pa gola.

-->