Kjo është deklarata e Shaqirit pas ndeshjes kundër Turqisë

Futboll 20 Qershor 2021 23:13

Lojtari më i mirë i ndeshjes Zvicër Turqi (3-1), Xherdan Shaqiri, ka thënë se lojtarët e kryen punën dhe tash presin nëse do të kualifikohen për në raundin tjetër të “EURO 2020”.

Mesfushori shqiptar shënoi dy gola fantastikë dhe me shumë meritë mori çmimin “Star of the Match”.

“I pari (ishte i mirë), me këmbën time të djathtë më të dobët. Natyrisht që isha i gazuar me të dy (golat). Isha i lumtur me paraqitjen dhe shumë i lumtur që ia dola t’i ndihmoja skuadrës”.

“Duhej të fitonim dhe bëmë një lojë të mirë. Padyshim që ishin një apo dy raste të tjera që i humbëm dhe ndoshta duhej të shënonim një apo dy gola më shumë, por ishte paraqitje vendimtare nga ana jonë dhe jemi të kënaqur me rezultatin”.

“Bëmë atë që duhej të bënim ndaj një ekipi të mirë. Tash duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Shaqiri për euro2020.com. /Insporti.com/

-->