Kjo është dhurata e Ancelottit për Elseid Hysaj

Futboll 02 Shkurt 2019 20:08

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, sot feston ditëlindjen e tij të 25-të.

Hysaj që në këtë sezon nuk ka kaluar momente të mira me fanellën e Napolit, kjo pas ardhjes së trajnerit të njohur italian, Carlo Ancelotti.

Ancelotti ka humbur besimin e tij tek mbrojtësi shqiptar, për shkak të kërkesës së tij të transferimit në Chelsea, për t’u ribashkuar me ish trajnerin e tij, Maruizio Sarri.

View this post on Instagram

? Happy Birthday @elsihysaj! ? #ForzaNapoliSempre

A post shared by SSC Napoli (@officialsscnapoli) on

Megjithatë, pikërisht sot Ancelotti i ka bërë një “dhuratë” Hysaj, duke e startuar nga minuta e parë në fitoren prej 3 me 0 ndaj Sampdorias. Reprezentuesi shqiptar zhvilloi 90 minuta të plotë.

Shpresojmë që tani e tutje Hysaj të rikthehet në formë e tij më të mirë dhe rikthejë vendin e titullarit në formacionin e Ancelottit. /Insporti.com/

 

-->