Kjo është dilema e fansave të Werder Bremenit, Rashica apo Pavlenka

Kombëtarja 14 Nëntor 2019 20:25

Klubi gjerman Werder Bremen nëpërmjet një postimi në Twitter, ka komentuar takimin mes Çekisë dhe Kosovës, ku u shpreh se është dilemë e madhe në përzgjedhje se kë do ta përkrahin.

Bashkë-lojtar te skuadra Gjermane, por kundërshtarë sonte në ndeshjen më të rëndësishme për të dyja kombëtaret.

Jiri Pavlenka portieri i Çekisë e Milot Rashica sulmuesi i Kosovës në Doosan Arena për herë të parë do duan me gjithë shpirt që të humb tjetri.

Çeki-Kosovë luhet në Plzen me fillim nga ora 20:45.

-->