Kjo është dita kur do të tërhiqet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Futboll 14 Shkurt 2020 10:59

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar për hedhjen e shortit për gjysmëfinalet e Kupës.

Kanë mbetur katër skuadra në garë për trofeun e çmuar të Kosovës.

Prishtina, Ballkani, Drenica dhe fituesi aktual i Kupës, Feronikeli kanë mbetur në garë.

FFK ka njoftuar se të martën me fillim nga ora 12:00 do të hidhet shorti për gjysmëfinale.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 8 prill, ndërsa ato të kthimit me 22 prill.

-->