Kjo është e ardhmja e Elseid Hysaj

Futboll 24 Gusht 2019 10:07

E ardhmja e Elseid Hysaj megjithatë mund të jetë… te Napoli.

Mbrojtësi shqiptar ka qenë jo pak i përfolur këtë verë për të ndërruar skuadër.

Ish anëtari i Empolit, nuk shihej si zgjidhja e preferuar e trajnerit Carlo Ancelotti, dhe largimi konsiderohej i domosdoshëm.

Skuadra si Tottenham, Atletico Madrid dhe Roma, shiheshin favorite për të nënshkruar me Hysajn.

Por, sipas raportimeve të medieve italiane, Hysaj mund të vazhdojë të mbetet te Napoli, së paku edhe në sezonin e ardhshëm

-->