Kjo është e ardhmja e Mustafit

Futboll 23 Maj 2019 18:30

Është folur shumë kohët e fundit për të ardhmen e Shkodran Mustafit, për një largim të mundshëm nga Arsenali.

Këto lajme Mustafi i ka hedhur poshtë.

Mbrojtësi shqiptar që ka regjistruar 31 paraqitje për Arsenalin këtë sezon në Premierligë, ka bërë një numër të konsiderueshëm të gabimeve, duke ngritur dyshime rreth së ardhmes së tij në ‘Emirates Stadium’.

“Është e çuditshme që gjithnjë ka spekulime për transferim”, ka thënë Mustafi për Kicker.

“Unë jam një lojtar i Arsenalit dhe kam një kontratë deri në vitin 2021”.

Raportimet e medieve sportive bëjnë të ditur se Arsenal do të dëgjojë ofertat mbi 20 milionë euro për mbrojtësin shqiptar, që përfaqëson Gjermaninë në nivel ndërkombëtar.

Është skuadra e Milan që është përfolur për një interesim për mbrojtësin 27 vjeçar./Insporti