Kjo është e ardhmja e Zinedine Zidane

Futboll 20 Mars 2020 10:44

Pandemia e koronavirusit ka detyruar hierarkinë e Real Madridit për të marrë vendime në lidhje me planet e klubit për sezonin e ardhshëm, më e rëndësishmja prej të cilave është pozita e trajnerit.

AS ka mësuar se çfarëdo që të ndodh, pavarësisht nëse luhet pjesa e tjetër e sezonit të La Ligas apo e Ligës së Kampionëve, Zinedine Zidane do të jetë trajner i Real Madridit edhe në sezonin tjetër, përcjell lajmi.net.

Real Madrid, siç bën çdo sezon, ka planifikuar të priste fundin e sezonit për të parë nëse do të vazhdohej me Zinedine Zidanen, dhe alternativa e parë e paraqitur ka qenë ish trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino.

Nëse Real Madrid do të fitonte një trofe të madh, dhe brenda mundësive më të mëdha është La Liga, francezi do të vazhdonte të qëndronte në krye të Los Blancos.

Por, çfarëdo që do të ndodh tani, Zinedine Zidane do të jetë trajner i Realit edhe për sezonin e ardhshëm.

-->