Kjo është e vërteta e refuzimit të ftesës nga ylli kosovar

Kombëtarja 09 Tetor 2019 19:11

Një ndër futbollistët me në formë nga Kosova në Evropë është edhe Kemal Ademi, i cili po shkëlqen me skuadrën e Baselit në Zvicër, raporton Zëri.info.

Ditët e fundit është raportuar në media se sulmuesi Ademi e ka refuzuar Kosovën me pretekstin se është duke e pritur një ftesë nga Përfaqësuesja e Zvicrës.

“Nuk është e vërtet se Kemal Ademi e ka refuzuar Kosovën. Edhe kryetari Agim Ademi edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv janë të angazhuar në këtë drejtim. Çdo lojtar që ka kualitete dhe dëshirë do të ftohet”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu për emisionin Imazh në Radio Televizionin e Kosovës, përcjell Zëri.info.

Ademi është 23-vjeçar. Në katër ndeshje me Baselin në këtë edicionin i ka realizuar peë gola.