Kjo është gjendja e fushës në Skenderaj, takimi Drenica – Drita pritet të shtyhet

Futboll 06 Mars 2022 12:53

Kushtet atmosferike kanë bërë që fusha në stadiumin “Bajram Aliu” të mos jetë e gatshme për zhvillimin e takimit me Drenicës dhe Dritës, ndonëse po punohet për pastrimin e saj, shkruan Insporti.

Sipas informacioneve, takimi do të shtyhet për disa minuta.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët në këtë takim vijnë pas humbjeve, ku Drenica u mposhtë 3-1 nga Ulpiana, derisa Drita pësoi para tifozëve të vet nga Ballkani 0-1.

Të dyja skuadrat duan të rikthehen te fitoret, me Dritën që llogaritët favorit për faktin se nuk di për humbje nga kuqezinjtë që nga viti 2017.

-->