Kjo është gjendja e luftëtarit të UFC-së që pësoi lëndim të tmerrshëm

Sporte luftarake 13 Gusht 2019 10:46

Luftëtari i UFC-së, Mike Perry pësoi lëndim të tmerrshëm këtë të shtunë.

Në ‘UFC Fight Night 156’, në Montevideo të Uruguajit, Perry pësoi thyerje të rëndë të hundës nga dueli me Vicente Luque, transmeton Insporti

Ai përveç se e humbi këtë luftë, pësoi edhe thyerje të tmerrshme të hundës, me ç’rast u dërgua në spital edhe për një skanim CT, derisa ekipi i tij zbuloi se ai kishte probleme me frymëmarrjen.

Klikoni këtu për të parë lëndimin e tmerrshëm që e pësoi Perry.

Presidenti i UFC-së, Dana White tani ka zbuluar se në çfarë gjendje ndodhet Perry, pas duelit të përgjakshëm në ‘Antel Arena’.

Ai përmes një njoftimi në ‘Twitter’ ka bërë të ditur se Perry ditën tjetër i është nënshtruar operacionit, dhe është duke u rikuperuar. /Insporti.com/