Kjo është gjendja e Milot Rashicës sipas Werder Bremen

Futboll 17 Shtator 2019 18:31

Milot Rashica është kthyer në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Werder Bremenit në fundjavë,

Reprezentuesi kosovar kishte pësuar lëndim gjatë muajit të kaluar, derisa kishte munguar në ndeshjet e Kosovës ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.

Por, tashmë ai i është rikthyer stërvitjeve të plota me klubin gjerman.

Këtë gjë e ka njoftuar vetë Werder Bremeni përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

“Milot Rashica është kthyer në stërvitje të plotë dhe është në garë për një vend titullari në fundjavë”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Milot Rashica is back in full training and in contention for a starting spot at the weekend 😍🚀

Gepostet von SV Werder Bremen am Dienstag, 17. September 2019