Kjo është kombëtarja e radhës e cila refuzon të luajë ndaj Rusisë

Futboll 26 Shkurt 2022 16:36

Suedia është bërë vendi i fundit që refuzon të luajë me Rusinë në ndeshjet e play-off të Kupës së Botës.

Federata suedeze tha se duhet të anulojë ndeshjet e playoff-it, të cilat janë planifikuar për në mars.

Republika Çeke është skuadra tjetër që do të përfshihet në ndeshjet e “shtegut B” për të vendosur se cili komb do të jetë në gjendje të luajë në Kupën e Botës të Katarit më vonë këtë vit,

Ndryshe, Rusia e nisi të enjten sulmin ushtarak ndaj Ukrainës.

-->