Kjo është Kombëtarja favorite për të fituar Evropianin sipas “Bet365”
Futboll
24 Qershor 2021
20:18

Franca llogaritet si favorite për të fituar Evropianin.
Të shtunën fillon faza e eliminimit direkt të “Euro 2020”.
Sipas kompanis së madhe të basteve ‘Bet365’, Franca llogaritet si favorite që ta fitojë në fund kampionatin Evropian, francezët kanë koutën 5.00 që ta fitojnë “Euro 2020”.
Italianët llogariten si kombëtarja e dytë favorite me kuotën 7.00, Anglia është e treta me 7.50, Gjermania e katërta me 8.00 ndërsa Spanja e mbyll listën e favoriteve me kuotën 9.00.
Skuadrat ‘autsajdere’ në fazën e eliminimit po llogariten Austria me kuotën 151.00 që ta fitojë Kampionatin dhe Zvicra me kuotën 101.00