Kjo është Kombëtarja favorite sipas Luis Enriques

Futboll 10 Qershor 2021 19:15

Para se të nisë Kampionati Evropian, të gjithë flasin për favoritët dhe e para shihet Franca e më pas Anglia. Kampionët e Botës kanë organikë të frikshme dhe do ishin favoritë edhe në rast se vinin në këtë kompeticion me ekipin e dytë.

Gjithsesi, trajneri i Spanjës, Luis Enrique mendon ndryshe nga të gjithë. Ai shprehet se favorite absolute është Portugalia, duke shkuar kundër rrymës dhe e konsideron Spanjën mes favoritëve për t’i shkuar deri në fund kompeticionit më të madh në Europë.

“Mendoj se Spanja është mes favoritëve për të fituar titullin e kampionit të Europës. Favoriti absolut mendoj se është kampionia në fuqi, Portugalia, por në jemi mes 6-7 kombëtareve më të kompletuara. Sa më shumë shoh ndeshje si ato ndaj Portugalisë, aq më shumë bindem për mendimin tim”, u shpreh Enrique.

-->