Kjo është kompania që mbështeti organizimin e kampionatit evropian në basketbollin e femrave

Kombëtarja 13 Gusht 2019 00:07

Ekipi i femrave të Kosovës në Basketboll U20, janë futur në pesëshen më të mirë të Kampionatit Evropian të Basketbollit i cili është mbajtur në Prishtinë.

Këtë kampionat i cili u mbështet nga kompania “Vitaminka” me brendin “Stobi Flibs”, triumfoi ekipi nga Bullgaria, shkruan Gazeta Insajderi.

“Një falënderim i veçantë shkon për Sponsorin Gjeneral të FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B – Femrat, kompaninë Vitaminka me brendin STOBI FLIPS”, thuhet në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Kampionati Evropian, Divizoni B, për femra U20, është mbajtur prej tre deri më 11 gusht në Pallatin e Rinisë. /Insajderi.com