Kjo është “mikpritja” që iu bë Crvena Zvezdës në Podgoricë

Basketboll 18 Prill 2019 11:34

Takimi i tretë i finales së ligës ABA ishte i karakterit “të jesh , apo të mos jesh” për Buducnositin, kampionin aktual të kësaj lige, që zhvilloi finalen e parë para publikut të vet.

Ekipi nga Podgorica, humbi në dy ndeshjet e para të serisë finale që u zhvilluan në Beograd dhe i duhej fitorja që të mund të mbaje shpresë për të mbrojtur titullin.

Pamjet para fillimit të ndeshjes, tregojnë atmosferën në palestrën Moraca dhe “mikpritjen”, e publikut që iu është bërë Crvena Zvezdës në këtë takim.

Mediat serbe kanë shkruar se “malazezët duan të linçojnë ekipin nga Beogradi”, që në Podgoricë janë “sulmuar lojtarët dhe kryesia e Zvezdës”, që tifozët kanë bërë “akte barbare” dhe gjëra të ngjashme.

Në pamje shihet se ekipi i Zvezdës hy në sallë nga tuneli dhe është i siguruar nga një kordon i forcave speciale policore, kurse publiku në fushë gjuan para të metalta dhe shishe, qysh para fillimit të ndeshjes.

Ndryshe Buducnosti mbrëmë fitoi 80:72 dhe ndeshja e katërt e serisë finale zhvillohet të premten.