Kjo është motoja e fuqishme e tifozëve të Liverpoolit për popullin Ukrainas

Futboll 05 Mars 2022 19:34

Liverpooli dhe West Ham jane duke u përballuar në “Anfeild” në ndeshje e vlefshme për javën e 26 të Premier League.

Përpara fillimit të sfidës, u mbajt një minutë heshtje për viktimat në luftën e Ukrainës. Stadiumi ishte i mbushur me flamuj të Ukrainës që tifozët anglez i mbanin në duar.

“Ju kurrë nuk do të ecni vetëm” ishte motoja që tifozët dhe lojtarët e Liverpoolit e përdorën për mbështetje ndaj Ukrainës që ndodhet në luftë me Rusinë.

Ndryshe, rreth 1.3 milion njerëz janë larguar tashmë nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i pushtimit. Numri i refugjatëve që kanë ikur nga lufta në Ukrainë së shpejti mund të kalojën numrin e 1.5 milionë njerëzve, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët (UNHCR).

-->