Kjo është ngulitja më e mirë e këtij sezoni në Kosovë

Superliga 21 Tetor 2019 17:39

Superliga e Kosovës në basketboll këtë sezon është duke përjetuar një rritje të madhe të interesimit, por edhe konkurrueshmërisë, meqë ekipet janë më të barabarta për nga cilësia dhe numri i shikuesve në palestra është shtuar, posaçërisht me kthimin e Pejës në gara, shkruan Insporti.

Këto pohim, pjesërisht mbështeten në disa rezultate interesante siç ishte humbja e Sigal Prishtinës nga Rahoveci, humbja e Rahovecit nga Feronikeli, poir edhe fitorja e Rahivecit në Suharekë ndaj Golden Eagle Yllit, vazhdon analiza hyrëse e Insportit.

Pikërisht nga ndeshja e kësaj fundjavë në Suharekë është shkoçitur edhe potezi më atraktiv i kësaj pjese të sezonit, gjegjësisht një alley oop ngulitje nga Justin Gray.

Duhet ta shikoni këtë veprim atraktiv që u përshëndet edhe nga publiku në Suharekë përkundër rivalitetit të madh ndërmjet këtyre dy ekipeve.

-->