Kjo është nota e Muriqit pas dy golave që i shënoi sot

Futboll 08 Nëntor 2019 21:35

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi vazhdon t’i impresionojë të gjithë me paraqitjet në Superligën e Turqisë.

Ai ka shënuar dy herë në fitoren 3-2 të Fenerbahces kundër Kasimpasas.

Muriqi të dy golat i shënoi nga penalltia, në minutat 6 dhe 44, derisa golin tjetër e shënoi Serdar Aziz në minutën e 59-të.

Pas këtyre dy golave, Muriqi është vlerësuar si më i miri i ndeshjes duke u shpërblyer me notën 7.56.