Kjo është oferta e re e Barçës për Neymarin

Futboll 27 Gusht 2019 19:39

Neymar Jr është shumë afër transferimit në Barcelonë, transmeton Insporti.com.

Drejtuesit e Barcelonës kanë udhëtuar në Paris për të negociuar me homologët francez rreth ofertës të fundit për yllin brazilian.

Real Madridi dhe Barcelona janë klubet e interesuara, por ende nuk kanë arritur marrëveshje me francezët, shkruajnë mediet spanjolle.

Raportohet se oferta e parë e klubit katalonjas është huazim me obligim të blerjes për 140 milionë euro në verën tjetër dhe 170 milionë euro nëse nënshkruajnë me të në verën e vitit 2021.

Barcelona është e përgatitur ta ofrojë Ousmane Dembelen si shkëmbim për shkak se nuk e shohin atë si pjesë kyçe të skuadrës.

-->