Kjo është oferta e Real Madridit për Manen

Futboll 15 Mars 2020 11:34

Real Madridi është duke e përgatitur një ofertë të majme për ta bindur Liverpoolin ta shesë Sadio Manen këtë verë.

Gjiganti spanjoll Real Madrid e ka vendosur yllin e Liverpoolit, Sadio Mane, në krye të listës së synimeve në afatin kalimtar të lojtarëve në verë, sipas tabloidit britanik Mirror.

Liverpooli nuk dëshiron ta shesë yllin e skuadrës, i cili ka qenë jetësor për të kuqtë në sezonet e fundit.

Por Madridi beson se një ofertë e majme prej 155 milionë euro mund t’ia ndërrojë mendjen kampionit evropian.

-->