Kjo është paga e re e përzgjedhësit të Spanjës

Futboll 05 Shkurt 2018 14:34

Julen Lopetegui, përzgjedhësi i Spanjës në futboll ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Federatën Spanjolle të Futbollit RFEF. Lopetegui, sipas kontratës aktuale është paguar gjysmë milioni euro, por mediat në Spanjë bëjnë të ditur kontrata e tij e re, do të jetë e vlefshme deri më 2020 dhe do ta bëjë Lopeteguin më të pasur për 750,000€ në vit.

Po të njëjtat media pohojnë se kontrata do të nënshkruat më 12 shkurt, kur Fernando Hierro, ish reprezentuesi i Spanjës dhe drejtori sportiv i RFEF, kthehet nga Krasnodari i Rusisë, ku do të merret me detajet e fudnit që kanë të bëjnë me akomodimin e kombëtares së Spanjës në Kampionatin Botëror.

Përndryshe gjatë ditës është konfirmuar se edhe FIFA ëhstë tërhequr nga veprimet që për qëllim kishin ndalimin e pjesëmarrjes së Spanjës në botëror për shkak të një kontesti juridik që ka RFEF me FIFA-n.

Lopetegui është trajner i Spanjës që nga viti 2016 dhe deri më tani, në 16 ndeshje, në krye të kësaj kombëtareje ai ka 12 fitore dhe 4 humbje.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar në Rayo Vallecano, ai pak kishte punuar si trajner në këtë ekip, më 2003, kurse që nga viti 2010 është pjesë e RFEF si selektor i kategorive të reja, para se të merrte udhëheqjen e kombëtares A.

-->