Kjo është “penalltia” që e kërkon Batatina

Futboll 11 Maj 2019 18:41

Pas përfundimit të takimit me Prishtinën, trajneri i Llapit Tahir Batatina ishte shumë i zëshëm në kritikën e tij ndaj gjyqtarëve dhe disa herë foli për një penallti të pastër që nuk u akordua në të mirë të ekipit të tij.

Insporti ju sjell pamjet nga ky rast kontestues që ndodhi sot në stadiumin Fadil Vokrri, pë të cilin Batatina përsëriti qëndrimin e tij se “është dashur të kemi gjyqtarë të huaj në ndeshje”.

Përndryshe Batatina u ndal edhe në rastin e lëndimit të rëndë të Valmir Veliut, për të cilin Insporti më herët raportoi se u nxor nga fusha me auto ambulancë pas një dueli të ashpër me Diar Miftarajn.