Kjo është pesëshja befasuese e Gareth Bale – ja cilët emra mungojnë

Futboll 10 Mars 2021 17:16

Sulmuesi uellsian, Gareth Bale ka folur rreth 5’shes së tij të preferuar, duke mos harruar të cek se ylli portugez, Cristiano Ronaldo, qëndron në mbi të gjithë dhe se ai është lojtari më i mirë me të cilin e ka luajtur, përcjell Insporti.

Në pesshën e tij futen edhe dy bashkëlojtarët e tij të Tottenhami, Harry Kane dhe Heung-min Son.

Bale tha: “Në portë do të zgjedhe Hugo Lloris padyshim sepse është portieri më i mirë që ka veshur fanellën e Spurs”

“Në mbojtje do të vendosë Ledley King sepse është mbrojtësi më i mirë që kamë parë”

“Në sulm do zgjedhë Harry Kane për shumën e golave që ka shënuar dhe çfarë lojtari fantastik është, dhe si partnerë të tij në vijën e sulmit padyshim që zgjedh Son”.

Në vendin e fundit të 5’shës së tij ai vendosi Ndombelen.

Ndryshe, katër herë fituesi i Ligës së Kampionëve gjatë vitëve të para me Tottenham ka luajtur përkrah lojtareve si Luka Modric dhe Rafael van der Vart, por Bale në 5-shen e ti nuk futi asnjërin nga ta.

Gareth Bale është duke kaluar në formën e ti më të mirë në tre vitet e fundit ku në gjashtë ndeshjet e fundit ka shënuar gjashtë gola. /Insporti.com/   

-->