Kjo është porosia e Granit Xhakës për Arsene Wenger

Futboll 20 Prill 2018 15:13

Dorëheqja e Arsene Wenger, i zuri në befasi të gjithë tek klubi londinez, e posaçërisht futbollistët, të cilët lajmin e kuptuan vetëm sot gjatë seancës stërvitore.

Reagimet nuk munguan si nga lojtarët e tanishëm, e po ashtu edhe ata që dikur kanë luajtur nën direktivat e “Profesorit” francez.

Njëri nga lojtarët që pikërisht u soll nga Wenger në “Emirates”, është edhe Granit Xhaka, i cili ka reaguar po ashtu dhe ka dërguar një mesazh përmes llogarisë së tij zyrtare në facebook.

“Të luaja për ju, ishte një ëndërr e bërë realitet dhe një nder i madh. Faleminderit “boss”, jeni legjendë e madhe. Tani duhet ta përfundojmë këtë sezon në mënyrën më të mirë që mundemi bashkë, duke e fituar edhe një trofe”, deklaroi Xhaka në facebook. /Insporti.com

 

-->