Kjo është prezantuesja portugeze që bën xheloze Georginan në pranin e Ronaldos

Futboll 08 Nëntor 2019 13:20

Cristiano Ronaldo dhe Georgina raportohet se kanë patur një debat të nxehtë gjatë MTV Europe Music Awards, në Sevilla.

Sipas të përjavshmes “Gente”, modelja argentinase është bërë xheloze për shkak të pranisë së Rita Pereiras, aktores dhe prezantueses portugeze, që në të kaluarën ka patur një “flirt” me “yllin” e Juventusit.

Nga rindërtimi i ngjarjes mësohet se Rita ka përshëndetur në mënyrë më shumë se ç’duhet “miqësore” CR7, duke injoruar partneren e tij me një “ciao” të thjeshtë.

Gjithsesi, Pereiria ka mohuar nëpërmjet rrjeteve sociale që diçka e tillë të ketë ndodhur, por tashmë lajmi ka marrë jehonë.