Kjo është renditja në Superligë pas xhiros 27

Futboll 29 Qershor 2020 21:37

Drita vazhdon të prijë bindshëm si lidere në Superligën e Kosovës pas xhiros së 27-të.

Skuadra nga Gjilani është në krye të tabelës, teksa kanë mbetur edhe 6 xhiro deri në fund, raporton Insporti

Drita ka 58 pikë në pozitën e parë, katër më shumë se ndjekësja Prishtina që sot triumfoi kundër Feronikelit.

Kurse, Ballkani shënoi fitore bindëse ndaj Vushtrrisë dhe ndodhet në pozitën e tretë me 53 pikë, një më shumë se Gjilani i vendit të 4-t, që sot hodhi hap fals pasi barazoi në shtëpi me Llapin.

Më poshtë renditja në tabelë, pas xhiros së 27-të. /Insporti.com/

-->