Kjo është risia e “Ardhmërisë” që drejtohet nga ish portieri i Superligës

Futboll 06 Korrik 2020 21:26

Shkolla e futbollit Ardhmëria ka njoftuar se ka filluar me seancat e rregullta stërvitore.

Ardhmëria tashmë nga sezoni i ardhshëm do të ketë edhe kategorinë e juniorëve.

Kjo shkollë e futbollit udhëhiqet nga ish portieri i disa klubeve të Superligës së Kosovës, Tahir Morina.

Morina po ashtu ka qenë edhe pjesë e shtabit teknikt të trajnerit Bylbyl Sokoli pas përfundimit të karrierës.

Ardhmëria ka fushën e saj në Milloshevë dhe tash e disa vite është pjesë e garave të organizuara nga FFK. /Insporti.com/

Ky është njoftimi i plotë.

Njoftojmë se SH.F. ARDHMËRIA nga Millosheva U-19 ka filluar me seancat e saj të rregullta stërvitore për sezonin e ri 2020/21 me kushte jashtzakonishtë tē mira për punē.

Përveç lojtarëve aktivë dhe atyre që kalojnë nga grupmosha U-17 tek mosha U-19 të SH.F. ARDHMËRIA, ne gjithashtu mirëpresim edhe lojtarë tjerë nga klubet dhe shkollat tjera të futbollit, të cilët kanë përfunduar të drejtën e lojës në ekipet e tyre me U17.

Lojtarët që janë të lindur gjate viteve 2002-2003 mundë të na bashkohen nga klubet dhe shkollat tjera të futbollit, ku ata do të testohen brenda 10 ditëve dhe më pas do të bëjmë përzgjedhjn e më të mirëve prej tyre për të qenë pjesë e SH.F. ARDHMËRIA U-19.

Për këtë sezon, numri i përgjithshëm i lojtarëve tek mosha e Juniorëve U-19, do të jetë i kufizuar.

Gjendja e fushes 👍Sh.f.Ardhmëria – Milloshevë

Gepostet von Shkolla e Futbollit ''Ardhmeria'' am Mittwoch, 13. Mai 2020

-->