Kjo është risia e skuadrës së Rahovecit

Superliga 23 Qershor 2019 20:48

Rahoveci ka filluar të mendojë si një skuadër evropiane.

Vreshtarët kanë bërë të ditur që shumë shpejt do ta hapin një dyqan zyrtarë të klubit.

Këtë lajmë e kanë bërë të ditur vetë ata në rrjetin social Facebook.

Dyqani zyrtar i klubit 🏀

Krahas gjithë zhvillimit të skuadrës dhe përgatitjes për edicioni e ri dhe përfshirjes në gara ndërkombëtare, klubi ka filluar përgatitjet edhe për hapjen e dyqanit zyrtarë qe është koncept i gjitha skuadrave evropiane.

Dizajni është përgatitur nga arkitekti Adrian Sharku, ndërsa në këtë “Fan Shop”, do të gjeni gjithçka qe lidhet me Klubin e Basketbollit Rahoveci. Lokacioni fillestar është përcaktuar të jetë një nga lokalet e palestrës “Mizahir Isma”, por mbetet të vendoset pas procedurave ligjore. Ky është edhe një hap tjetër i bordit të KB Rahoveci, për një tjetër edicion historik qe na pret.