Kjo është shifra e majme që ka fituar Ajax për këta futbollistë të shitur

Futboll 13 Shkurt 2020 23:50

Transferimi i parë zyrtar për merkaton e verës është bërë që tani dhe do të jetë Hakim Ziyech nga Ajax te Chelsea.

Për klubin e lavdishëm holandez dhe në Europë një tjetër arkëtim i rëndësishëm (thuajse 43 mln euro) që i shtohet një liste të gjatë shitjesh të cilat kanë prekur një shifër më të lartë se sa 300 mln euro.

Marokeni është vetëm i fundit në serinë e gjatë dhe të 6 emrave përpara tij

1.De Ligt – Juventus – 85 mln euro

2.De Jong – Barcelona – 75 mln euro

3.Davinson Sanchez – Tottenham – 40 mln euro

4.Hakim Ziyech – Chelsea – 43 mln euro

5.Davy Klaassen – Werder – 27 mln euro

6.Kasper Dolberg – Nice – 20 mln euro.

7.Justin Kluivert – Roma – 17 milionë euro

-->