Kjo është shuma që ka fituar Modric për “Topin e Artë”

Futboll 06 Dhjetor 2018 21:25

Mesfushori kroat edhe zyrtarisht është futbollisti më i mirë në botë, pasi të hënën u shpall fitues i “Topit të Artë”.

Ky shpërblim e kurorëzoi karrierën e kroatit, e nisur te Zrinjski, pastaj tek Inter Zapresicm Dinamo e Zagrebit, Tottenham dhe Real Madrid.

Përveç që e mbrojti titullin e kampionit evropian me Real Madridin, ai e udhëhoqi kombëtaren kroate deri në finalen e Kupës së Botës që u zhvillua në Rusi.

Përveç trofeut prestigjioz, Modric është shpërblyer edhe me të holla.  Për fitimin e “Topit të Artë”, ai nga sponsorët është pasuruar edhe për 800 mijë euro, bën të ditur “El Confedencial”.