Kjo është shuma që që ka paguar Llapi në Spitalin Amerikan për Valmir Veliun

Futboll 14 Maj 2019 20:25

Talenti i Llapit, Valmir Veliu, të shtunën e kaluar e ka pësuar një lëndim të rëndë në kokë në ndeshjen Prishtina – Llapi (1:0), e cila i takoi xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Veliu mbeti për disa minuta në fushë pa ndjenja, ndërkohë që ndërhyrja e shpejtë e mjekëve bëri që ai të shpëtojë nga rreziku për jetë.

Veliu është kuruar në Spitalin Amerikan në Prishtinë ka qëndruar që nga dita e shtunë.

 

Shpenzimet e spitalit ia ka paguar skuadra e Llapit.

“Kryetari i klubit, Beqir Batatina ka thënë se për futbollistët e Llapit nuk diskutohen mjetet financiare. Jam në gjendje që t’i jap deri në 1 milion euro vetëm që Valmiri mos të ketë asnjë shqetësim. Falë Zotit të gjitha analizat i kanë dal mirë”, ka thënë trajneri i Llapi, Tahir Batatina.

Ai e zbulon edhe koston që deri më tash ka paguar Llapi për Veliun.

“Diku rreth 600 euro kanë shkuar shpenzimet. Por, kjo nuk ka rëndësi. Ne edhe Valin edhe çdo lojtar të Llapin e shohim si pjesë të familjes”, theksoi Batatina.

Tutje, Tahir Batatina konfirmon se Veliu është liruar nga spitali.

“Valmiri është liruar nga spitali dhe është dërguar në familje. Gjendja e tij është e mirë”, ka thënë Tahir Batatina për Zëri.info.

“Besoj se pas një jave do të jetë në gjendje që t’i kthehet stërvitjeve”, potencoi Tahir Batatina.

-->