Kjo është Uta Abe – përgjigja japoneze ndaj Majlindës

Sporte luftarake 25 Gusht 2019 21:34

Xhudistet dhe xhudistët më të mirë në botë janë në Japoni, aty ku nga 25 gushti deri më 1 shtator do të zhvillohet Kampionati Botëror i xhudos në arenën ikonike Nippo Budokan të Tokios.

Ky event, po ashtu shërben si një test i Lojërave Olimpike 2020 që do të mbahen po ashtu në Tokio, transmeton Insporti

Për një javë, xhudistët më të mirë të planetit do të garojnë në shtetin ku edhe u krijua xhudoja, në vitin e largët 1882 nga Jigoro Kano.

Në ditën e parë të Botërorit, sot Distria Krasniqi i fitoi Kosovës medaljen e bronztë, e para medalje për të në një kampionat botëror për seniore.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë 863 nga 149 vende të botës, derisa më së shumti garuese kanë Japonia, Brazili, Kina, Gjermania, Mongolia, Portugalia, Rusia e Koreja e Jugut me nga 18 xhudistë, sa është maksimumi.

Kampionia olimpike Shohei Ono, që konsiderohet nga shumë si xhudistja më e mirë në botë, pavarësisht kategorisë, transmeton Insporti, bazuar në atë që shkruhet në kanalin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Përveç Onos, lidere e Japonisë në këtë Botëror është Uta Abe, talentja 19-vjeçare që është përgjigjja e Japonisë për Majlinda Kelmendin.

Uta Abe, kundërshtarja e mundshme e Majlinda Kelmendit

Pritjet për Japoninë, e në veçanti Shohei Onon e Uta Aben në këtë Kampionat Botëror janë të larta, në veçanti pasi ky shtet e dominoi kampionatin e vitit 2018 në Baku, Azerbajxhan, duke i fituar tetë medalje të arta nga 17 të mundshem gjithsej, në 15 evente.

Kush është Uta Abe – kundërshtarja e mundshme e Majlinda Kelmendit?

Një nga pikat kulminante të kampionatit mund të jetë dueli i shumëpritur, ndërmjet Uta Abes e Majlinda Kelmendit, në kategorinë deri në 52 kilogramë te femrat.

Abe e kishte fituar të artën në Kampionatin Botëror të vitit të kaluar, derisa fituesja e medaljes së artë olimpike në Rio para tre vitesh, dhe dy herë kampionia e botës Majlinda Kelmendi, mungoi shkaku i lëndimit.

Ato të dyja nuk janë takuar asnjëherë në gara, me 19-vjeçaren që është kampionia në fuqi e botës që është bartësja e dytë, pas medalistes së bronztë të vitit të kaluar, francezes Amandine Buchard.

Majlinda ndërkaq, është bartësja e gjashtë.

“Nuk kam pasur kurrë përballë Kelmendin, por dua që ta mposht atë më shumë se këdo tjetër. Ajo është shumë e fortë dhe është ajo që unë duhet ta mposht”, tha Abe për Olympic Channel duke folur për duelin e mundshëm me Majlindën.

“Fuqia e saj më lë përshtypje më shumë se e kujtdo. Do të shkoj në meç me besimin se do të fitoj, pa marrë paraysh asgjë”, tha ajo.

“Mendoj se në kategorinë 52 kilogramë, të gjithë do të thonin se Kelmendi është numri një kështu që duhet ta mund atë dhe të dëshmoj se unë jam më e forta”, tha ajo.

Ndërkaq, Majlinda pasi fitoi të artën në Lojërat Evropiane në Minsk, Bjellorusi, tha se mezi e pret këtë duel.

“Po e pres me padurim. Abe ka dalur në skenën botërore kur unë u lëndova dhe deri më sot nuk e kemi luftuar njëra tjetrën”, ka thënë Majlinda.

“Ajo është shumë e mirë, ka aftësi të mahnitshme të gjuajtjes, por edhe unë jam e mirë, kështu që besoj se do të jetë luftë e fortë”, ka thënë ajo rreth një dyluftimi potencial me Uta Aben.

Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, do të garojë në Kampionatin Botëror nesër (e hënë). /Insporti.com/

-->