Kjo është video e Bryant me vajzën që po bën xhiron në rrjetet sociale

Basketboll 26 Janar 2020 23:28

Pas vdekjes së Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare, ka filluar të qarkullojë video e cila së fundmi ishte bërë virale në rrjetet sociale.

Ajo që ishte shndërruar në ‘meme’, ku Bryant shihet duke i treguar diçka vajzës së tij gjatë një ndeshjeje basketbolli, tashmë shihet si një kujtim i babait me të bijën, shkruan Insporti

Gjatë ndeshjes Brooklyn Nets – Atalanta Hawks, Bryant shihej duke i treguar diçka, apo duke i dhënë këshilla vajzës së tij 13-vjeçare, Gianna Maria Onore e njohur si GiGi, që është konfirmuar se ishte në bord dhe po ashtu ka ndërruar jetë në aksidentin tragjik me helikopter.

Bryant, 41-vjeçar dhe vajza e tij 13-vjeçare ndërruan jetë pas aksidentit tragjik në Calabasas të Kalifornisë.

Mësohet se në bord, së bashku me Bryant dhe Giannan ishin edhe edhe bashkëlojtarja e Gianna, babai i saj dhe piloti. /Insporti.com/

-->