Kjo është videoja më qesharake e futbollistëve që janë karantinuar

Futboll 25 Mars 2020 20:01

Kemi parë pafund video gazmore të futbollistëve në këto ditë izolimi, por ajo e postuar nga portieri i Union Berlinit, Rafał Gikiewicz i lë pas të gjitha.

32 vjeçari polak ka postuar në Instagramin e tij një video ku shihet i veshur si femër duke bërë gjimnastikë, nën ritmet e muzikës.

Videoja gazmore është pritur mjaft mirë në rrjet, prandaj dhe po shëtit përreth botës për të përmirësuar paksa humorin e njerëzve në këto ditë të vështira të shkaktuara nga koronavirusi.

-->