Kjo gjë më shqetëson te Ronaldo

Maurizio Sarri, trajneri i Juventusit ka folur në superlativa për sulmuesin e tij portugez, Cristiano Ronaldo, por ka theksuar se e shqetëson fakti se është dikush me më shumë topa të artë se ai.
“Dua ta ndihmoj Cristianon të fitoj topin e gjashtë të artë. Është shqetësuse që dikush ka fituar më shumë se ai (Ballon d’Ors). Mendoj shpesh për këtë dhe nuk ndihem mirë. Qëllimi im dhe i ekipit është që ai ta fitoj trofeun e më të mirit në botë përsëri.”
Here is the 2019 Ballon d'Or Top 3 ⤵️
1. Lionel Messi
2. @VirgilvDijk
3. @CristianoThe ranking > https://t.co/cSurv8xUiL
#Ballondor pic.twitter.com/nl1fqJM1qP
— France Football (@francefootball) December 2, 2019
Ronaldo, i cili ka pesë topa të artë, ka nisur vitin në rrugë të mbarë duke shënuar katër gola në dy paraqitje.