Kjo i ndodhi Manchester Unitedit për herë të parë pas 14 viteve

Futboll 11 Prill 2019 09:25

Manchester United u mund nga Barcelona me rezultat 0-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në “Old Trafford”, katalonasit fituan me rezultat minimal falë autogolit të Luke Shaw.

Skuadra angleze përveç humbjes në këtë ndeshje, kishte një statistikë shumë të dobët. Ata nuk arritën asnjëherë të godasin në kuadratin e portës së Ter Stegen.

Kjo për herë të fundit ‘Djajve të Kuq’ u kishte ndodhur 14 vjet më parë.

Saktësisht, hera e fundit kur United nuk kishte bërë asnjë gjuajtje në portë ishte në vitin 2005, në humbjen 0:1 nga Milani. /Insporti.com/