Kjo ishte paga marramendëse e Plakut te Llapi

Futboll 05 Janar 2020 14:03

Sebino Plaku ishte njëri ndër afrimet më të bujshme në futbollin kosovar gjatë merkatos së verës.

34 vjeçari erdhi nga Kamza te Llapi, klub ky i cili u detyrua të hap thesin për ta paguar ish-sulmuesin e shumë skuadrave në Shqipëri.

Kryetrajneri i kësaj skuadre Tahir Batatina zbuloi për “Infokusin” edhe pagën e sulmuesit nga Tirana.

“5 mijë euro është paga mujore e Sebino Plakut. 50% e pagës i është dhënë para kesh në duar, ndërkohë 50% të tjera do ti dalin përmes rrogës. Paga e tij vjetore është 60 mijë euro”, deklaroi Batatina.

Ai po ashtu theksoi se me pagë të njejtë është edhe mesfushori Mentor Zhdrella, ndërkohë që paga vjetore e futbollistëve të tjerë varion nga 30 deri në 40 mijë euro.

Paga më e vogël në Klubin Futbollistik “Llapi” është 500 euro.

-->