Kjo ishte pasuria e Kobe Bryant

Basketboll 27 Janar 2020 10:34

Lajmi për vdekjen e legjendës amerikane të basketbollit, Kobe Bryant, ka shokuar gjithë botën.

Bryant, një prej legjendave të NBA, humbi jetën tragjikisht pasi helikopteri më të cilin udhëtonte u përplas në kodrat e Kalifornisë.

Për fatin e tij të mirë bashkëshortja dhe dy nga tre vajzat nuk ishin me të në helikopter.

Ai u tërhoq nga basketbolli në vitin 2016, pas një karriere të madhe.

Një karrierë 20 vjeçare, e cila përveç shumë trofeve, i solli dhe shumë fitime.

Siç raportojnë mediat amerikane pasuria e tij më 2019 është llogaritur 500 milionë dollarë.

 

-->