Kjo ishte përgjigja përfekte e Neymar kur pyetet nëse Mbappe është në nivelin e Messit

Futboll 14 Prill 2021 13:48

Sulmuesi brazilian, Neymar, i cili shkëlqeu në takimin e mbrëmshëm ndaj kampionëve aktual të Ligës së Kampionëve, është përgjigjur në pyetjen, nëse Kylian Mbappe është në të njëjtin nivel me Messin, përcjell Insporti.

Neymar ishte pjesë e treshës “MSN” sa ishte në Barcelona, treshe që e përbënin Messi, Suarez dhe Neymar.

Image: PA

Megjithatë, në pyetjen nëse Mbappe është i të njëjtit nivel si Messi, Neymar u përgjigj:

“Nuk mund t’i krahasosh”

“Ata kanë dy stile shumë të ndryshme të lojës.

“Messi është lojtari më i mirë që kam parë, dhe Kylian është në rrugën e tij për t’u bërë një nga më të mirët”.

Image: PA

Ndryshe, 22 vjeçari Mbappe po konsiderohet si një ndër lojtarët më të mirë në botë. /Insporti

-->