“Kjo lojë është e krahasueshme me ndeshjen 2-6″/ Kjo është deklarata e Xavit pas fitores spektakolare kundër Real Madridit

Futboll 20 Mars 2022 23:30

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është shumë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij në “El Clasico” ndaj Real Madridit.

Barcelona ka fituar ndaj Real Madridit me rezultatin e thellë 0-4 në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e La Ligas.

Pas ndeshjes, Xavi tha se skuadra e tij ishte fantastike në këtë sfidë.

“Më shumë se trajneri i Barcelonës, unë jam një tifoz i këtij klubi. Kjo lojë është e krahasueshme me ndeshjen 2-6. Ne ishim shumë më të mirë se Madridi”, tha Xavi për mediat spanjolle.

-->