Kjo ndeshje është“treni i fundit”, Zidane rrezikon shkarkimin nga Real Madrid

Futboll 03 Dhjetor 2020 11:47

Real Madrid nuk po kalon aspak një moment të mirë. Humbja ndaj Shakhtar në Champions dhe 3 ndeshje pa fitore në kampionat kanë bërë që pankina e Zidane të lëkundet. Trajneri francez rrezikon të shkarkohet duke parë që nuk po arrin te fitoret, madje rrezikon që Reali të ngelet jashtë Championsit e ndaj Munchegladbach kërkohet me çdo kusht fitorja.

“Treni i fundit” për Zidane do të jetë në fundjavë ndaj Sevillias. Në rast se madrilenët nuk do të fitojnë as në këtë takim me shumë mundësi drejtuesit e klubit do të shkarkojnë francezin për të emrëuar një tjetër trajner në krye të stolit. Dy emrat më të lakuar janë Raul dhe Pochetino.

-->