Kjo ndodh vetëm në Shqipëri – shikoni çka akordon gjyqtari

Futboll 25 Shkurt 2018 14:48

Në takimin ndërmjet Luftëtarit dhe Vllaznisë ka ndodhur një prej atyre rasteve që shërbejnë në seminare dhe ligjërata të gjyqtarëve se si nuk duhet referuar.

Futbollisti i Vllaznisë Berisha ndali me dorë aksionin e vendësve përkundër faktit se shihet qartazi veprimi dhe qëllimi i tij, gjyqtari i ndeshjes Beqiri e ndëshkon këtë futbollist vetëm me karton të verdhë.

Gjyqtarët në Shqipëri vazhdimisht kritikohen ashpër nga mediat, zyrtarët e klubeve por edhe ekspertë te UEFA-s për vendimet e tyre dhe kur shihet një rast si ky i sotmi në Gjirokastër, kritikat nuk duken asgjë e jashtëzakonshme.

-->