Kjo nuk ishte përleshja e parë e Zhegrovës me djelmoshat ‘Dardanë’ – u rrah edhe me Kolollin

Futboll 23 Mars 2021 15:35

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se portieri Arijanit Muric është larguar nga kampi i ekipit kombëtar për arsye disiplinore, shkruan Insporti.

Siç mëson Insporti, Arijanet Muric është larguar nga ekipi kombëtar pasi është përleshur me Edon Zhegrovën, mirëpo të njëjtin vendim FFK nuk e ka marrë për këtë të fundit.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Zhegrova ka pasur probleme me djelmoshat ‘dardanë’.

Insporti kishte publikuar momentin kur dyshja e Kombëtares së Kosovës, Zhegrova dhe Kololli ishin kapur në stërvitje, pak ditë para përballjes me Malin e Zi.

Kujtojmë se, ndeshja Mali i Zi – Kosovë pati përfunduar me rezultat të barabartë (1-1).

Shihni videon. /Insporti.com

https://video.gjirafa.com/dy-futbollistet-e-kombetares-se-kosoves-perleshen-ne-stervitje

-->