Kjo nuk ka ndodhur: Përgjaken të dy boksierët dhe uniforma e gjyqtarit

Sporte luftarake 18 Shkurt 2018 10:06

Meçi i mbrëmshëm për titullin botëror në WBA në kategorinë e mesme dhe për plasman në finale të World Boxoing Super Series midis George Groves dhe Chris Eubank Jr ka arsyetuar të gjitha pritshmëritë. Dueli ishte e fortë dhe të dy boksierët, ashtu siç edhe pritej treguan zemër të madhe dhe qëndrueshmëri, meqë për 12 runde nuk kursyen aspak dajakun ndaj njëri tjetrit, por arritën të përballojnë në këmbë dhe në fund Gorves fitoi me vendim të gjyqtarëve.

Pa dyshim një prej pikave më të ndritshme të meçit ka qenë rundi i nëntë, kur boksierët me goditje te tyre përgjakën njëri tjetrin, por nga kontakti me ta, me gjak u bë edhe uniforma e gjyqtarit, diçka që shihet rrallë në meçet për titull bote.

Pjesën e meçit nga rundi i nëntë e tutje, njohësit e boksit e kanë vlerësuar si luftë të shkëlqyeshme, posaçërisht nga Groves, të cilit në rundin e fundit i doli krahu nga vendi dhe vazhdoi të qëndrojë dhe të mbledhë pikë të nevojshme për fitore me vendim të gjyqtarëve.

-->