Kjo nuk kishte ndodhur në NBA që nga viti 2006

Basketboll 11 Janar 2019 09:56

San Antonios Spurs dhe Oklahoma City Thunder kanë dhuruar mbrëmë spektakël.

Sfida mes Spurs e Thunder u vendos pas 2 kohëve shtesë, ku triumfoi San Antonio me rezultatin 154-147, raporton Insporti.

E veçanta e këtij takimi është se kaloi kuotën e 300 pikëve (301), ndeshja e parë e këtij sezoni që kalon këtë kuotë.Sipas faqes zyrtare të NBA në Twitter, ishte hera e parë që nga viti 2006 që në nëj ndeshje kalohet kuota e 300 pikëve.

Këtë e kishin bërë Phoenix Suns me New Jersey Nets, ndeshje që pas vazhdimeve, ashtu si ajo mes Spurs e Thunder, kishte përfunduar me rezultatin 161:157 (318 pikë). /Insporti.com/