Kjo nuk pritej/ Lebron James pritet të largohet nga LA Lakers

Basketboll 24 Shkurt 2022 13:57

Gjatë fundjavës së All-Star kishte disa shenja se LeBron Jamesi mund të largohej nga Los Angeles Lakersi.

Jake Fischer i Bleacher Report bëri analizën më të saktë të situatës aktuale dhe parashikoi pak a shumë rezultatin që të gjithë tifozët e Lakersit i tremben. Ai deklaroi se nëse LeBron Jamesi nuk nënshkruan një rinovim të kontratës deri në verën e vitit 2022, “Mbreti” mund të largohet.

Jamesi është ende i lidhur me një kontratë që do ta mbajë atë në Lakers deri në fund të sezonit 2022-23. Mes të gjitha deklaratave për të ardhmen e tij gjatë fundjavës All-Star, ka pak shpresë që ai të qëndrojë pas atij viti të fundit në kontratën e tij. Aktualisht Lakers është ekipi i 9-të në Konferencën Perëndimore dhe është në rrezik për të luajtur në “play-in” deri në përfundimin e sezonit të rregullt.

Pas fitimit të titullit të vitit 2020, Lakers nuk ka qenë në gjendje të kthehet në rrugët e fitoreve me LeBron Jamesin që ende performon në nivelin më të lartë. Kjo padyshim që e frustron yllin pasi ai po jep shifra fantastike pavarësisht se sapo ka mbushur 37 vjeç.

-->