Kjo përballje mori gjithë vëmendjen pas shortit në Nyon

Futboll 16 Dhjetor 2019 13:00

Janë  mësuar çiftet e fazës së 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës, shkruan Insporti.com.

Përballja kryesore do të jetë ndërmjet Manchester City dhe Real Madridit. Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe kjo është një përparësi për skuadrën e drejtuar nga trajneri spanjoll Pep Guardiola.

Kujtojmë se sezonin e kaluar Real Madridi u eliminua nga kjo fazë, pasi u mposht nga Ajaxi.

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Liverpool do të përballet me klubin spanjoll, Atletico Madrid. Një short jo edhe i lehtë për futbollistët e drejtuar nga trajneri gjerman, Jurgen Klopp, pasi spanjollët janë kundërshtarë shumë të rrezikshëm në këtë fazë.

Ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo ndërmjet Chelsea dhe Bayern Munich.

Kjo përballje do të jetë para pas finales së  vitit 2012, të cilën e kishte fituar klubi anglez në finalen epike e zhvilluar në stadiumin e Bayernit.

PSG do të përballet me klubin gjerman Borussia Dortmund, një përballje emocionuese për trajnerin e francezëve, Tomas Tuchel pasi në të kaluarën ka qenë trajner i Dortmund.

 

Barcelona do të përballet me Napolin. /Insporti.com/

Gattuso: Me Barcelonën do të jetë një sfidë e madhe

-->